58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Peja

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 09:02
Ilustrim

58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

5 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 37 të tjerë janë në okisgjenoterapi.

Nga spitali njoftojnë se 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 37 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spialit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat