Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë iu rikthehet ligjëratave fizike

Peja

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë iu rikthehet ligjëratave fizike

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:46
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka vendosur t’iu kthehet ligjëratave dhe ushtrimeve në mënyrë fizike, duke braktisur platformën online që është aplikuar deri më tani. Profesorët dhe studentët thonë se mësimi online nuk i ka dhënë rezultatet e duhura.

Prej një kohë të gjatë Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ashtu si edhe institucionet tjera arsimore në vend kanë vazhduar mësimin përmes distancës.

Astrit Ademaj, sekretar në Universitetin “Haxhi Zeka” thotë se ky vendim është marrë rekomandimet e nxjerra nga konferenca e parlamenteve studentore.

Ademaj thotë se studentëve të masterit duhet t’iu mundësohet ende kjo formë e mësimit për shkak të angazhimeve profesionale apo familjare që kanë.

Por studentët e kanë vlerësuar kthimin në universitete pasi sipas tyre mësimi nga diastanca nuk e ka dhënë rezultatin e duhur.

“Me ligjëratat online të semestrit të kaluar të gjithë ishin të pakënaqur”, thotë për RTV Dukagjinin studenti Agon Berbati.

“Mësimnxënia në Juridik është shumë më e mirë dhe më efikase në objekt”, shprehet studenti tjetër Driton Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat