67 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë shëndetësore

Peja

67 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me koronavirus.

Nga ta 51 janë në oksigjenoterapi, 3 në respirator dhe 11 në gjendje të rënde.

Njoftimi i plotë:

 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 256 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 39 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
337 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,549 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat