79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

Peja

79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 79 pacientë me virusin korona. 51 janë në oksigjenoterapi dhe 3 janë në CPAP. Po ashtu spitali njofton se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 Pacientë janë në CPAP.

Ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 578 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat