78 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

Peja

78 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 08:35
Spitali i Pejës

78 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës. Tre pacientë janë me respirator  (CPAP), 57 pacientë të tjerë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjashtë pacientë.

“11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 351 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,094 analiza. 227 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu u theksua se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer katër lindje në Spitalin e Pejës. Dy lindje kanë qenë normale dhe dy me prerje cezariane.

“Kanë lindur 4 foshnje, të gjitha të gjinisë femërore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat