​90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Peja

​90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 90 pacientë me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 4 të tjerë janë 4 pacientë në respiratorë dhe 62 në oksigjenoterapi.

“90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 62 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 459 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat