​90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

Peja

​90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 90 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 64 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe 16 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Po ashtu nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator (CPAP).

“90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat