93 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

93 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 6 prill 2021 Në ora: 09:09
Ilustrim

93 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Dy nga këta pacientë janë në CPAP, 70 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Duhet përkujtuar se në gjithë vendin janë gjithsej 14 mijë e 284 raste aktive ndërsa kanë humbur jetën 1 mijë e 926 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat