“Turpërimi publik”: Muhaxheri publikon video të një personi teksa hedh mbeturina në Lumbardh

Peja

“Turpërimi publik”: Muhaxheri publikon video të një personi teksa hedh mbeturina në Lumbardh

Më: 16 prill 2021 Në ora: 00:51
Lumbardh

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar në Facebook një video në të cilën shihet një person teksa hedh mbeturina në lumin Lumbardh.

“Si çdo pjesë e mjedisit edhe lumenjtë u nënshtrohen ndotjeve të vazhdueshme! Ja një shembull konkret i hedhjes së mbeturinave në Lumbardh.

Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi”, ka shkruar ai si përshkrim.

Postimin e tij Muhaxheri e ka bërë në kuadër të albumit “Turpërimi Publik”, ku ai ka nisur të publikojë përmbajtje të shkeljeve nga qytetarë të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat