107 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

107 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:48
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 107 pacientë të infektuar me koronavirus.

77 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 4 në respirator dhe 11 në gjendje të rëndë.

Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën se në Pejë janë regjistruar 20 raste pozitive me COVID-19. Ndër tjera, Qeveria të dielën miratoi masat e reja anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat