Në Spitalin e Pejës po trajtohen 93 pacientë me COVID-19, tetë janë në gjendje të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 93 pacientë me COVID-19, tetë janë në gjendje të rëndë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 08:49
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 93 pacientë me COVID-19, ku tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Përmes një statusi në rrjetin social thuhet se në Spitalin e  Pejës 63 pacientë me COVID-19 janë në oksigjeno terapi, dy të tjerë janë në CPAP dhe katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“93 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 63 pacientë me COVID-19 janë në Oksigjenoterapi, dy pacientë me COVID-19 janë në CPAP, tetë pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë, katër pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

- 93 pacientë me Covid 19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë; - 63 pacientë me Covid...

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Thursday, 22 April 2021
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat