“Shpirti i tij nga sot është në qiell në mes të ëngjëjve”, varroset 9-vjeçari nga Peja

Peja

“Shpirti i tij nga sot është në qiell në mes të ëngjëjve”, varroset 9-vjeçari nga Peja

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:51
Pamje nga varrimi i Gent Nikqit

I është dhënë lamtumira e fundit 9-vjeçarit Gent Nikqi i cili vdiq dje në Turqi pas një sëmundjeje të rëndë të mëlçisë.

Për Gentin e vogël ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij.

Gent Nikqi është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.

Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.

Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për varrimin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat