14 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Peja

14 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:48
Spitali i Pejës

Trajtimi i pacientëve me coronavirus është duke vazhduar të bëhet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit nga ky spital aktualisht të shtrirë janë 81 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 58 pacientë janë në oksigjenoterapi, 3 janë në CPAP dhe 14 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë shëruar edhe 9 pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat