Homazhe tek lapidarët e dëshmorëve në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan afër Pejës

Peja

Homazhe tek lapidarët e dëshmorëve në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan afër Pejës

Nga: Rexhep Elezaj Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:04
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot në 22 vjetorin e rënies së dëshmorëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, bëri homazhe në nderim dhe përkujtimi të tyre.

"Do të kërkojmë drejtësi për 14 mijë viktimat tona, si dhe do ngrisim padi pranë Gjykatës ndërkombëtare ndaj Serbisë për gjenocidin e bërë në Kosovë..!"

Kështu tha sot në Zahaq, z. Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, me rastin e 22 vjetorit të rënies për liri të 106 dëshmorëve të këtyre katër fshatrave, para lapidarëve te të cilëve u bënë homazhe nderimi nga qindra qytetarë që kishin ardhur nga shumë fshatra dhe qyteti i Pejës.

Pra, në 22 vjetorin e rënies së dëshmorë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, 106 burrave, grave dhe fëmijëve me 14 maj 1999 nga Qyshku, Zahaqi, Pavlani dhe Llabijani, përveç buqetave me kunora dhe lule loti e dhimbjeje të madhe për më të dashurit e tyre, për t’i nderuar me një minutë heshtje kishin ardhur familjarë të shumtë si dhe qytetarë të shumtë për t’i rikujtuar dhe lartësuar sakrificën e tyre sublime, falë të cilës me 10 qershor 1999 Kosova do çlirohet njëherë e përgjithmonë nga robëria e egër dhe e gjatë e regjimeve kriminale të Serbisë.

Para lapidarëve të 106 dëshmorëve të këtyre katër lokaliteteve me përulje të thellë u bënë homazhe të shumta, ku në fytyrat familjarëve nuk munguan lotët dhe pikëllimi i të cilëve, sikur na porosisnin me zë të lartë, se krimet dhe gjenocidin e Serbisë ndaj mijëra shqiptarëve të masakruar në luftën e fundit, nuk duhet amnistuar kurrë, nuk duhet falur kurrë, por as nuk duhet harruar kurrë, sepse aq të llahtarshme dhe monstruoze kanë qenë masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve kudo në Kosovë, sa që nuk ka qenie njerëzore në botë që ato mund t’i falë apo amnistojë. Andaj, edhe në fjalën e tij të rastit para familjarëve të dëshmorëve në Zahaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, në mënyrë decidive dhe i emocionuar, tha se shteti dhe qeveria e Kosovës sa më para që është e mundur do ngrisin padi për gjenocid për krimet e Serbisë fashiste të ndërmarra në luftën e fundit ndaj shqiptarëve në Kosovë, për të cilin (gjenocid) dëshmia më e fortë janë mbi 400 varreza masive anë e kënd Kosovës, tha ai.

Lavdi e përjetshme u qoftë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, por edhe në krejt Kosovën!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat