Në këtë ditë në Pejë, nis vaksinimi i personave mbi 65 vjet

Peja

Në këtë ditë në Pejë, nis vaksinimi i personave mbi 65 vjet

Më: 14 maj 2021 Në ora: 21:17
Spitali i Pejës

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë se sot janë furnizuar me 950 doza të vaksinës, por procesi i vaksinimit për personat mbi moshën 65 vjeçare në këtë komunë do të nisë tek të hënën.

“Sa i përket qytetit të Pejës ne sot nga mesdita jemi furnizuar me 950 doza vaksine dhe sot nuk kemi pasë mundësi teknike të fillojmë menjëherë me vaksinimin, derisa është planifikuar që nga dita e hënë të rifillojë vaksinimi i popullatës ashtu siç është e përcaktuar në bazë të grupmoshave”.

Loci ka deklaruar se nuk do të lejojnë që gjatë vaksinimit të krijohet tollovi siç ndodhi sot në Sallën “1 Tetori”.

“Në Komunën e Pejës kemi përvojë të mirë sa i përket organizimit deri më tani, por edhe për shkak që numri i vaksinave është i vogël nuk besojmë se do të kemi tollovi të madhe. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që në qytetin e Pejës të krijohen radhët e gjata siç i kemi parë sot nëpër rrjete sociale dhe media”.

Ai tha se këto doza të vaksinës kundër COVID-19 janë të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat, pasi edhe interesimi i pejanëve ditëve të fundit është shtuar jashtëzakonisht shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat