24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:45
Spitali i Pejës

Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë dukshëm numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19, një gjë e tillë vërehet edhe në spitale ku numri i atyre që po trajtohen është i vogël.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë të shtrirë 24 pacientë me coronavirus.

Sipas një njoftimi nga ky spital, 16 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 5 janë në gjendje më të rëndë.

Në trajtim në CPAP nuk është asnjë pacientë, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat