​18 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje më të rëndë

Peja

​18 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje më të rëndë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 10:00
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 18 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 7 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga spitali njoftojnë se asnjë pacientë që është i infektuar me COVID-19 nuk është në CPAP.

Ndërkohë që në nivel vendi, janë 2 mijë e 380 raste aktive me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat