Bie numri i personave me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

Peja

Bie numri i personave me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur nga coronavirusi.

Sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në këtë spital janë të shtrirë 17 pacientë me COVID-19.

4 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse vetëm një pacientë është në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit është shëruar një pacientë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat