Arrest shtëpiak për dy zyrtarët e Komunës së Pejës

Peja

Arrest shtëpiak për dy zyrtarët e Komunës së Pejës

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Gjykatësi i procedurës paraprake Shaqë Curri ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarëve komunalë: Rajan Arapi, Florije Berisha dhe Bajram Muzlijaj.

I dyshuari Muzlijaj është të mbrohet në liri ndërsa ndaj te dyshuarëve Florije Berisha dhe Rajan Arapi është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” gjykatësi Shaqë Curri përmes telefonit.

Edhe mbrojtësi i të dyshuarit Bajram Muzlijaj, avokati Besnik Berisha ka publikuar njoftimin e gjykatës, ku njëri lihet i lirë kurse dy të tjerëve iu caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Tre të dyshuarit u arrestuan në një aksion të madh policor, ku morën pjesë edhe Njësitë Speciale të Policisë, aksion ky që përfshiu Pejën, Deçanin, Klinën dhe Istogun. Gjithsej, ishin arrestuar dhjetë persona nën dyshimin për shkelje të ligjoreve sa u përket ndërtimeve pa leje në këto komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat