Digjet hapësira e varrezave në fshatin Broliq të Pejës

Peja

Digjet hapësira e varrezave në fshatin Broliq të Pejës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Një pjesë e hapësirës në varrezat e fshatit Broliq të Pejës është përfshirë nga zjarri.

Kjo zonë e cila është diku rreth pesë hektarë ishte përfshirë nga zjarri sot.

Qytetarët kanë thënë se në vendin e ngjarjes ishin edhe zjarrfikësit dhe se kishin arritur ta menaxhojnë situatën.

Ata thanë se kishte dëme të vogla materiale si dhe nuk ka lëndime në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat