Dyshohet për mjet shpërthyes në Pejë - pamjet nga vendi i ngjarjes

Peja

Dyshohet për mjet shpërthyes në Pejë - pamjet nga vendi i ngjarjes

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e ka rrethuar hapësirën afër degës së TEB – Bankës, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, ku po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Lajmin për këtë ngjarje e konfirmuar togeri Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në afërsi të Bankës TEB, në një parking policia është njoftuar për një çantë të dyshimtë. 

E njëjta është tërhequr nga njësitë profesionale të deminimit. Tani po zhvillohen hetime dhe policia është në vendngjarje”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat