13 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 6 në oksigjenoterapi

Peja

13 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 6 në oksigjenoterapi

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 09:43
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të shtrirë 13 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 6 janë në okisigjenoterapi. Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Ndërsa njoftojnë edhe se gjatë këtij vikendi në këtë spital ka pasur një fluks rekord të pacientëve, e sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente.

Njoftimi i plotë i spitalit:

Rekord shërbimesh gjatë vikendit!

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte:

- 1,748 Vizita Specialistike;

- 82 Pranime;

- 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht;

- 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza;

- 10 Operacione;

- 95 Hemodializa;

- Analiza kanë kryer 594 pacientë, që kanë bërë 5,517 analiza;

- Shërbime Radiologjike: 263 Rëntgena, 146 Ultrazëra, 32 CT-ja, 1 Mamograf.

- Procedura fiziatrike: 28

- 13 pacientë të shtrirë me Covid 19;

- 6 pacientë në Oksigjenoterapi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat