OVL UÇK Pejë mbjell pemën në nderim të heroit Bekim Berisha - Abeja

Peja

OVL UÇK Pejë mbjell pemën në nderim të heroit Bekim Berisha - Abeja

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:10
OVL UÇK Pejë mbjell pemën në nderim të heroit Bekim Berisha - Abeja

OVL e UÇK-së në Pejë në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Bekim Berisha –Abeja, ka mbjellë sot një pemë në 23-vjetorin e rënies.

“Sot në ditën e përjetësisë së tij, në nderim të rënies së Heroit tonë Bekim Berisha - Abeja, mbollëm një pemë në oborrin e OVL UÇK Pejë. Të pranishëm ishin luftëtarë e shokë nga diaspora, që po kalojnë pushimet në Atdhe. Lavdi Heroit tonë, kujtimi për të kurrë mos u harroftë”, thuhet në njoftim.

Më 10 gusht 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.

Edhe pse historianët mendojnë se domeni i fushe veprimtarisë së individit e ngushton fushën e interesimit të historianit, figurat markante siç është figura e Bekim Berishes, është përgjegjësi e madhe për çdo pendë historike që do të merret me këtë figurë.

“Serbët nuk donë diplomaci veç luftë”, thoshte ai në një nga seria e videove të rralla që AP pati publikuar e ku flet edhe Berisha gjatë luftës. Ai më pas në një deklaratë tjetër thotë se serbët nuk kuptojnë dialogun, por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat