Rritje e shpejtë e numrit të pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Peja

Rritje e shpejtë e numrit të pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:37
Spitali i Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për rritje të numrit të pacientëve me COVID-19.

Siç kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, për vetëm 7 ditë ka një rritje enorme të pacientëve të shtrirë me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Spitali ka bërë të ditur se nga 14 pacientë sa ishin të shtrirë më datë 11.08.2021, tashmë numri i pacientëve të shtrirë me Covid- 19 është 64.

Nga këta 47 pacientë janë në Oksigjenoterapi, 4 pacientë janë në CPAP, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Personeli i Spitalit të Përgjithshëm po e bënë të pamundurën që secilit që ka nevojë ti ofroj shërbimet e nevojshme mjekësore. Apelojmë që qytetarët të kenë mirëkuptim duke respektuar rregullat e mos hyrjes në Repartet me Covid-19, bartjes së maskës dhe distancës gjatë hyrjes në Spital dhe që vizitat tek të sëmurët të jenë vetëm ato tepër të domosdoshme, duke ndihmuar kështu Personelin në kryerjen e detyrave ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat