Reagon OVL e UÇK-së: Komuna e Pejës nuk i di emrat e heronjve të kombit

Peja

Reagon OVL e UÇK-së: Komuna e Pejës nuk i di emrat e heronjve të kombit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:21
Pejë

OVL UÇK në Pejë ka reaguar ndaj institucioneve komunale në këtë komunë përkitazi me emërimin e dy rrugëve.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, OVL UÇK ka thënë se Komuna e Pejës nuk ka dijeni t’i shkruajë as emrat e Heronjve të Kombit.

Reagimi i plotë:

Analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës!

Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.

Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku.

Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat