E mitura lind fëmijë në spitalin e Pejës, ishte martuar para një viti

Peja

E mitura lind fëmijë në spitalin e Pejës, ishte martuar para një viti

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në spitalin rajonal të Pejës ka lindur fëmijë një vajzë e mitur, nën moshën 16-vjeçare.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull i Kosovës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 21.08.2021 – 22:30.  Është raportuar  se viktima femër kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat