Gjykata e Pejës pezullon punën shkaku i rritjes së rasteve me koronaviurs, trajtohen vetëm rastet urgjente

Peja

Gjykata e Pejës pezullon punën shkaku i rritjes së rasteve me koronaviurs, trajtohen vetëm rastet urgjente

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:13
Gjykata e Pejës

Gjykata Themelore në Pejë dhe degët e saj në Klinë, Deçan dhe Istog kanë marrë vendim për kufizimin e mbajtjes së seancave gjyqësore nga data 31 gusht deri më 13 shtator 2021, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe, sipas vendimit do të mbahen vetëm seancat e natyrës urgjente në të cilat përfshihen seancat për paraburgim, dhunë familje dhe masa të përkohshme.

Përveç kësaj, Gjykata Themelore në Pejë u ka lënë në dispozicion gjyqtarëve të mbajnë seancat gjyqësore varësisht nga numri i palëve dhe kushteve në gjykatë.

“Gjykata Themelore në Pejë, duke u bazuar në Vendimin nr.01/32 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19, të datës 28.08.2021 si dhe në bazë të rekomandimit të KGJK-së që të ndërmerren veprimet e duhura konform vendimit të Qeverise, në takimin konsultativ të Trupës Menaxhuese të kësaj gjykatë, me datë 31.08.2021, morri këtë :

VENDIM

KUFIZOHET mbajtja e seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë dhe degët në Kline, Istog dhe Deçan nga data 31 gusht 2021 deri me datë 13 shtator 2021, ashtu që gjatë kësaj periudhe do të mbahen seancat gjyqësore të natyres urgjente (seancat dëgjimore për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, rastet e dhunës në familje dhe seancat lidhur me caktimin e masave të përkohshme).

LEJOHEN gjyqtarët që të mbajnë seancat gjyqesore përjashtimisht atyre të cekura në piken I të këtij vendimi, sipas vlerësimit të tyre bazuar në numrin e palëve dhe kushtet që ofrohen në gjykatë, në pajtim me nenin 26 të Vendimit nr.01/32 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19, të datës 28 .08.2021.

III. REDUKTOHET stafi i shërbyesve civil të Gjykatës Themelore në Peje dhe degëve të saj.

PEZULLOHET aktiviteti i praktikantëve në Gjykatën Themelore në Pejë dhe degët në Klinë, Istog dhe Deçan, nga data 01 shtator 2021 deri me datë 12 shtator 2021.

Nga data 13 shtator 2021, me rastin e paraqitjes në punë, i gjithë stafi duhet të posedojë Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksines kunder COVID-19 ose Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat