Policia në Pejë shqipton rreth 500 gjoba për një ditë

Peja

Policia në Pejë shqipton rreth 500 gjoba për një ditë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:53
Policia në Pejë

Për 24 orët e fundit, policia në Pejë ka shqiptuar 489 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar ligjin Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Sipas zyrtës për informim në drejtorinë e Policisë në Pejë, zyrtarët policorë kanë realizuar kontrollo në rrugë, sheshe, lokalet e gastronomisë e vende tjera.

“Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë veprojnë duke realizuar  kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban. Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar katërqind e tetëdhjetë e nëntë (489) gjoba sipas ligjit Anti-COVID”, thuhet nga policia.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat