Në Spitalin e Pejës: Sallat e takimeve mbushen me shtretër për pacientët me COVID

Peja

Në Spitalin e Pejës: Sallat e takimeve mbushen me shtretër për pacientët me COVID

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:39
Spitali i Pejes

Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve dhe hospitalizuarve me COVID-19, dhe në mungesë të ambienteve të posaçme për trajtimin e pacienteve, në Spitalin Regjional të Pejës po shfrytëzohen edhe sallat e takimeve.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vetë Spitali i Pejës.

“Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto”, bëhet e ditur në komunikatë.

Përveç tyre, pacientët e infektuar kanë zënë edhe hapësirat në Infektivë, Pulmologji, Psikiatri, Dermatologji, Interno, Nurologji, ORL, Oftamologji, si dhe një pjesë të Emergjencës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat