Peja e mbingarkuar me të sëmurë nga CoVID-19, shfrytëzon edhe sallat e takimeve

Peja

Peja e mbingarkuar me të sëmurë nga CoVID-19, shfrytëzon edhe sallat e takimeve

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i pacientëve të infektuar me COVID-19 ditët e fundit ka shënuar rritje. Kjo ka bërë që nëpër spitale të mos ketë më hapësira për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

E në mungesë të ambienteve të posaçme për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19, Spitali i Pejës tashmë po shfrytëzojnë sallat e takimeve për trajtimin e këtyre pacientëve.

Për shfrytëzimin e këtyre hapësirave kanë njoftuar nga Spitali i Pejës.

“Pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë. Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto. Shpresohet se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen”, thuhet në njoftimin e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat