Në Pejë dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19

Peja

Në Pejë dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Dy foshnja që erdhën në jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Dy foshnja që kanë lindur gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, bashkë me nënat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Sahiti.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar një mijë e 448 raste të reja dhe 26 viktima nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat