Në spitali e Pejës 52 në gjendje të rëndë për shkak të Covid-19

Peja

Në spitali e Pejës 52 në gjendje të rëndë për shkak të Covid-19

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Spitali i Pejës ka njoftuar për gjendjen e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital.

Aktualisht në këtë spital po trajtohet 220 pacientë, prej tyre, 192 janë në oksigjenoterapi, 7 në CPAP, ndërsa 52 janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve në këtë spital janë pranuar edhe 20 pacientë tjerë me COVID-19, ndërsa nuk raportohet për të shëruar.

Ditë më parë Spitali i Pejës ka njoftuar se për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat