49 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Peja

49 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka filluar të ketë një ulje të numrit të pacientëve me COVID-19.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 176 pacientë me koronavirus.

Po ashtu, nga Spitali kanë bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 153 janë në oksigjenoterapi, 10 në CPAP dhe 49 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve, janë pranuar 12 pacientë, ndërsa janë shëruar 22 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat