Berisha tregon para Muhaxherit se në çfarë gjendje është vendi ku ka filluar Borea

Peja

Berisha tregon para Muhaxherit se në çfarë gjendje është vendi ku ka filluar Borea

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:45
Rrustem Berisha

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha ka folur se në çfarë gjendje është vendi ku ka filluar ky projekt por që ka ngecur dhe nuk dihet si do të përfundojë.

Qendra e Skijimit “Borea” në Pejë, e cila konsiderohet mundësi e madhe për zhvillim në rast se do të ndërtohej do të shtrihej në pjesën ku dikur ka qenë kazerma e ushtrisë jugosllave. Në promovimin e këtij projekti, kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri madje kishte qarë.

Në debatin për kryetar të Pejës, që po zhvillohet në emisionin Frontal, Berisha ka treguar para Gazmend Muhaxherit, gjendjen e projekteve të tij, përveç Borea-s.

Ai ka thënë se edhe rruga shumë e promovuar e Peklenës, që të dërgon në Rugovë, ka pësuar dëmtime ende pa u përfunduar. Ai tregoi në foto gjendjen e këtyre projekteve.

Rruga e Peklenës tani asfalti ka rrëshqitur asfalti në shumë vende. Kjo është në Qyshk. Në Drelaj. Kanal i ujitjes që është mbaruar në akull. Kjo është Borea. Palestra sportive në Zahaq që ka filluar në vitin 2017 dhe ende nuk ka përfunduar”, ka thënë ai.

“Ndoshta e ka në plan t’i përfundojë në vitin 2052, apo 2054 si po thotë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat