MPMS nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Istogut

Peja

MPMS nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Istogut

Më: 14 mars 2017 Në ora: 16:15
Nënshkrimi i marrëveshjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugovën dhe përfaqësuesin nga Caritas Kosova, nënshkruan të martën marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për projektin “Ngritja e përkujdesjes shëndetësore shtëpiake dhe ambulator për vitin 2017” në Komunën e Istogut.

Projekti do të realizohet në institucionet ekzistuese shëndetësore të Komunës së Istogut që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Istogut.

Aktivitetet që do të përfshihen në këtë projekt do të jenë shërbimi shëndetësor ambulantor, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për qytetarët e Komunës së Istogut dhe zonave rurale të kësaj komune, si dhe programet sociale dhe shëndetësore.

Pas marrëveshjes me Komunën e Istogut dhe Podujevës, MPMS do të përkrahë edhe komunat e tjera si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Ferizaj, Vitia, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Drenasi dhe Fushë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat