Arrestohet një vëzhgues i PDK-së në Pejë, kishte fletëvotime false

Peja

Arrestohet një vëzhgues i PDK-së në Pejë, kishte fletëvotime false

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë është arrestuar një vëzhgues i PDK-së për posedim të fletëve false të votimit.

Agime Lajqi, menaxhere e kësaj qendre tha se ai vëzhgues pretendonte të ndikonte te qytetarët si të votojnë dhe posedonte fletëvotime false.

“E kam thirrë policinë dhe prokurorinë dhe kanë ardhur e kanë larguar prej Qendrës”, tha ajo.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibra e ka konfirmuar rastin duke thënë se atij personi iu kanë gjetur disa fletëvotime.

Gjithashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, e ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për këtë vepër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat