Komuna e Pejës harron flamujt pranë përmendoreve të dëshmorëve

Peja

Komuna e Pejës harron flamujt pranë përmendoreve të dëshmorëve

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 07:26
Flamujt pranë përmendoreve të dëshmorëve

Peja sot shënon 18 vjetorin e çlirimit të qytetit nga okupatori serb. Në këtë kuadër flamujë shtetëror e kombëtarë kanë stolisur rrugët e qytetit. Një veprim i njëjtë nga ana e Komunës së Pejës nuk ka ndodhur edhe me flamujt kombëtarë tek një prej shesheve kryesore të qendrës së qytetit, aty ku qëndrojnë përmendoret e dëshmorëve të kombit nga Peja, Ahmet Gjikolli, Shpëtim Bojku, Muharrem Kelmendi dhe Jusuf Kelmendi.

Aty kanë mbetur flamujt kombëtarë të dëmtuar nga dhëmbi i kohës, të cilët për kohë të gjatë u kanë rezistuar kushteve të ndryshme atmosferike.

Edhe vet ky kënd i rëndësishëm i qytetit nuk është mirëmbajtur në prag të festës së çlirimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat