Fadil Millaku rizgjedhet Rektor i Universitetit të Pejës Haxhi Zeka

Peja

Fadil Millaku rizgjedhet Rektor i Universitetit të Pejës Haxhi Zeka

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 15:40
Fadil Millaku

Sot Këshilli Drejtues i Universitetit ’’Haxhi Zeka“ në Pejë, pas përfundimit të procedurave të intervistimit për Rektor, zgjodhi Prof.Dr. Fadil Millaku, Rektor të Universitetit ‘’Haxhi Zeka“ në Pejë për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Prof.Dr. Fadil Millaku, studimet e rregullta i përfundoi në Fakultetetin e FSHMN-së në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Biologjisë. Studimet posdiplomike i përfundoi në Universitetin e Zagrebit, ndërsa ato të doktoratës i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Biologjisë.

Prof.Dr.Fadil Millaku ka një karrierë të gjatë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, që nga viti 1984. Gjatë këtyre viteve karriere profesionale mbi 30 vjeçare në Universitetin e Prishtinës, Z. Millaku ka të publikuara mbi 40 publikime shkencore në revistat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai gjithashtu është i dëshmuar në punën menaxheriale, duke qenë Shef i Departamentit të Biologjisë në FSHMN – Universitetin e Prishtinës, Anëtarë i Këshillit Drejtues në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, Ud Rektor në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, dhe në kohën e fundit ishte Rektor në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë.

Sot Këshilli Drejtues i Universitetit ’’Haxhi Zeka“ në Pejë, pas përfundimit të procedurave të intervistimit për Rektor, zgjodhi Prof.Dr. Fadil Millaku, Rektor të Universitetit ‘’Haxhi Zeka“ në Pejë për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.   Prof.Dr. Fadil Millaku, studimet e rregullta i përfundoi në Fakultetetin e FSHMN-së në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Biologjisë. Studimet posdiplomike i përfundoi në Universitetin e Zagrebit, ndërsa ato të doktoratës i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Biologjisë. Prof.Dr.Fadil Millaku ka një karrierë të gjatë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, që nga viti 1984. Gjatë këtyre viteve karriere profesionale mbi 30 vjeçare në Universitetin e Prishtinës, Z. Millaku ka të publikuara mbi 40 publikime shkencore në revistat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu është i dëshmuar në punën menaxheriale, duke qenë Shef i Departamentit të Biologjisë në FSHMN – Universitetin e Prishtinës, Anëtarë i Këshillit Drejtues në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, Ud Rektor në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, dhe në kohën e fundit ishte Rektor në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat