Reagon dega e LDK-së në Deçan ndaj thirrjes së “Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”

Peja

Reagon dega e LDK-së në Deçan ndaj thirrjes së “Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”

Nga: B.S Më: 21 korrik 2017 Në ora: 15:28
Kryetari i LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj

Dega e LDK-së ne Deçan, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj thirrjes së shoqatës së “Historianëve të Deçanit”, të cilët gjatë ditës bën thirrje për të votuar Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Deçan, duke marrë shkas nga deklarata politike e “Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, duam të shprehim indinjatën tonë të thellë,  si dhe t’ju përkujtojmë këtyre “Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, se Lidhja Demokratike e Kosovës, si Shtëpia më e madhe Shqiptare, ka historikun, strukturat dhe traditën e saj politike në interes të vendit me një eksperiencë  mbi 27 vjeçare, dhe si të tillë e kundërshton fuqishëm interferimin me motive të njëanshme politike të  “Historianëve Politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, me ç’rast dëshmojnë fuqishëm se janë pjesë e strukturave të AAK-së, dhe veç me fushën që ata do duhej ta mbulonin, nuk kanë asgjë të përbashkët”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat