Digjen pesë hektarë fushë në Pejë, nuk ka të lënduar

Peja

Digjen pesë hektarë fushë në Pejë, nuk ka të lënduar

Nga: Bota sot Më: 12 gusht 2017 Në ora: 13:24
Ilustrim

Në rrethana të panjohura në fshatin Dugajevë të Pejës janë përfshirë nga zjarri rreth pesë hektarë fushë me bari të thatë.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe pesë shtylla elektrike.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë së Kosovës, sipas të cilës rasti ka ndodhur dje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat