Aktivistë të VV-së dhe AAK-së i bashkohen PDK-së në Klinë

Peja

Aktivistë të VV-së dhe AAK-së i bashkohen PDK-së në Klinë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:32
Të sapoardhurit në PDK, kanë pranuar edhe librezat partiake.

Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë, sot i janë bashkuar një grup i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së nga fshati Qeskovë i Komunës së Klinës, të cilët tash e tutje janë zotuar së kontributin e tyre do ta japin në PDK.

Anëtarët e ri janë pritur nga kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota i cili ka falënderuar ata për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ju jeni forca dhe motivi ynë, së bashku me ju do të kontribuojmë për një të ardhme perëndimore. Besimi i juaj, në Partinë Demokratike të Kosovës, është përgjegjësi dhe obligim për ne. Ardhjet e reja po e forcojnë edhe me shumë PDK-në për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka thënë Bashota.

Ai ka theksuar se në PDK ka vend për të gjithë që duan ta shohin ?‎Komunën e Klinës më të zhvilluar për të gjithë qytetarët e saj.

“Aderimi i juve dhe aderimet tjera është një tregues i qartë se PDK është parti e shpresës, parti e perspektives evropiane, parti e projekteve zhvillimore, e synimeve për një jetë më të mirë në komunën tonë”, u shpreh Bashota.

Të sapoardhurit në PDK, kanë pranuar edhe librezat partiake.

“Në kryetarin Sokol Bashota, kemi besim të madh për zhvillimin e Klinës. Kemi vendosur që të vijmë në PDK, duke e parë punën e madhe që ka bërë kryetari i Klinës”, ka thënë njëri nga anëtarët më të rinj të PDK-së Avdi Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat