Kandidati i VV-së për Istog alarmon: Banorët po vuajnë për ujë të pijshëm

Peja

Kandidati i VV-së për Istog alarmon: Banorët po vuajnë për ujë të pijshëm

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 15:49
Agron Avdiaj

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të komunës së Istogut Agron Avdiaj, ka bërë të ditur sot se Istogu është qyteti që ka shumë burime e plot fshatra pa ujë.

“Istogu konsiderohet si qytet me burime të mjaftueshme të ujit në njërën anë, ndërsa në anën tjetër qytetarët vazhdojnë të përballën me mungesë të ujit të pijshëm”, ka shkruar ai në rrjetin  e tij social "Facebook".

Fshatrat që sipas tij përkundër këtyre kapaciteteve të mëdha të ujit, nuk kanë ujë janë  Syrigana (Suhogerlla), Cërkolezi, Kërrnina dhe Pemishta (Padalishta. Madje këto fshatra nuk kanë fare sistem të ujësjellësit.

“Në një numër të konsiderueshëm të fshatrave tjerë sistemi është jo funksional, ndërsa ka raste ku sistemi është funksional por ka ndërprerje të shpeshta të ujit”, thotë ai.

Më poshtë po japim postimin e plotë të Avdiajt:

Të dashur qytetarë të Istogut,

Qyteti jonë ka shumë burime e plot fshatra pa ujë.

Istogu konsiderohet si qyetet me burime të mjaftueshme të ujit në njëren anë, ndërsa në anën tjeter qytetarët vazhdojnë të përballën me mungesë të ujit të pijshëm.

Burimi i Istogut konsiderohet që ka kapacitet deri 6500 litra/s, ndërsa ai i Vrelles 1100 litra/s. Të dy burimet së bashku kanë 7600 litra për sekond (pa u përmendur këtu edhe burimet tjera me kapacitete më të vogla).

Përkundër këtyre kapaciteteve të mëdha të ujit, Istogu në disa fshatra si: Syrigana (Suhogerlla), Cërkolezi, Kërrnina dhe Pemishta (Padalishta), nuk kanë fare sistem të ujësjellësit. Në një numër të konsiderueshm të fshatrave tjerë sistemi është jo funksional, ndërsa ka raste ku sistemi është funksional por ka ndërprerje të shpeshta të ujit.

Janë tre arsye pse po ndodh kjo:

1. Keqpërdorimi i ujit të pijes nga subjekte të ndryshme, përballë të cilëve institucionet kompetente mbyllin sytë dhe nuk ndërmerren fare masa.

2. Disa investime që janë bërë në rrjetin e furnizimit me ujë janë realizuar keq e të cilat pastaj kanë rezultuar me prishje dhe defekte në sistem, rrjedhimisht realizimi i këtyre projekteve nuk është i qëndrueshëm.

3. Ka pasur raste kur donatorë së bashku me participimin e qytetarëve kanë dhënë në dispozicion mjetet financiare për rrjetin e furnizimit me ujë, por që Komuna pastaj nuk ka pasur vullnetin e mjaftueshëm për ta kryer punën e vet.

Një nga detyrat primare që na pret është gjetja zgjidhjeve për problemet e tilla, me rëndësi jetike për qytetarin. Uji është çështje elementare, prandaj furnizimi për secilin qytetar është domosdoshmëri.

Si përfundim, Istogu ka resurse natyrore, njerëzore dhe financiare të mjaftueshme për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve të saj. Por që kjo të realizohet nevojitet një ndryshim thelbësor në formën dhe mënyrën e menaxhimit të këtyre resurseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat