Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Morina nga fshati Rixhevë e Klinës.
Morina gjithashtu ishte zyrtar i gjendjes civile në Gllarevë.
Morina ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, sot në orët e hershme të mëngjesit, në moshën 65 vjeçare.
Ky është njoftimi i plotë:
Vdiq ish zyrtari i gjendjes civile në Gllarevë, Skënder Morina nga fshati Rixhevë i Klinës
Klinë, 31 Gusht
Pas një sëmundje të rëndë, sot në orët e hershme të mëngjesit, në moshën 65 vjeçare, ka vdekur, ish zyrtari i gjendjes civile në Zyrën e vendit në Gllarevë, Skënder Morina ( 1952 ) nga fshati Rigjevë i Klinës. Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Morina , ka punuar në zyrën e vendit në Gllarevë nga viti 1999 deri në vitin 2017, kur edhe është pensionuar. Varrimi i të ndjerit behët sot, më datë 31.08.2017, në varrezat e lagjes së tij në orën 16:00 në fshatin Rixhevë të Klinës. Zyrtarët e Komunës së Klinës, i shprehin ngushëllime familjes Morina për vdekjen e familjarit të tyre dhe punëtorit shumë vjeçar të Komunës së Klinës.