Familjari i viktimës në Pejë tregon si ndodhi vrasja me sëpatë

Peja

Familjari i viktimës në Pejë tregon si ndodhi vrasja me sëpatë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 22:21
Pejë

Një familjar i Idriz Gega, personi që mbeti i vrarë nga komshiu i tij me sëpatë po thotë se ajo vrasja e 82 vjeçarit është pritur tash e sa kohë.

I afërmi, Gazmend Gega, ka shkruar në Facebook se “vrasësi”  i Idriz Gegajt ka qenë i sëmurë psikik por se edhe ishte dënuar me katër vite burg për shkak të tentim vrasjes.

“Ndodhi ajo e cila edhe u prit. Me datë 10.12.2008, Idriz Gega nga Peja, u sulmua brutalisht me sëpatë në oborrin e shtëpisë nga komshiu i ligë Fatmir Llonçari. Pas seancës gjyqësore i pandehuri për tentim vrasje i cili edhe u vërtetua se ishte i sëmur psikik, u dënua vetëm me 4 vite heqje lirie dhe prap u leju të jetonte afër shtëpisë së viktimës”, ka shkruar Gega në Facebook.

I afërmi i viktimës thotë se edhe pas lirimit i pandehuri fillojë të provokonte përsëri duke shqetësuar tashmë të ndjerin.

“Pas lirimit i pandehuri fillon të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoj disa herë në polici, mirëpo heshtje heshtje nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia”.

“Sot rreth orës 15:15, vrasësi prapë morri sëpatën dhe i bëri të njëjtën gjë plakut 82 vjeçar, por kësaj radhe me fatalitet. Prezent ishin bashkëshortja e të ndjerit dhe nusja e djalit me fëmijë. Ndërkohë erdhi edhe djali i të ndjerit i cili u qëlluaar me breshëri plumbash nga vrasësi”, ka shkruar Gega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat