Akademi përkujtimore për Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Peja

Akademi përkujtimore për Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Nga: Adem Lushaj Më: 19 shtator 2017 Në ora: 22:15
Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj

Të shtunën në qytetin e Pejës do të mbahet akademi përkujtimore për Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj, e më pas do të bëhet dhe zbulimi i lapidarit për ta.

Në ftesën e Komunës së Pejës thuhet:

Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, të shtunën (me 23.09.2017) organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj.

Akademia mbahet në amfiteatrin e qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë dhe fillon në ora 11:00, ndërsa në ora 12:00 do të bëhet zbulimi i lapidarit të tyre që është ngritur para objektit të policisë së Kosovës në Pejë.

Pjesëmarrja juaj nderon sakrificën jetësore të Sebahates e Isufit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat