Veseli: Nuk është kjo Peja që duan qytetarët, do t’ia kthejmë zhvillimin

Peja

Veseli: Nuk është kjo Peja që duan qytetarët, do t’ia kthejmë zhvillimin

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:25
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, kanë takuar përfaqësues të bizneseve, juristë, arkitektë, mjekë dhe qytetarë të Pejës, para të cilëve kanë shpalosur vizionin qeverisës për katër vitet e ardhshme në Komunën e Pejës.

Kreu i PDK-së i ka siguruar ndërmarrësit pejanë se kandidatja, Sabiha Shala, do të ketë përkrahje të plotë nga institucionet qendrore, për realizimin e projekteve kapitale në Komunën e Pejës, si dhe për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë. Ndërsa tha se Peja nuk është ajo që e duan qytetarët dhe se me fitoren e PDK-së, këtij qyteti do t’i kthehet zhvillmi.

Veseli: Nuk është kjo Peja të cilën e duan qytetarët

“Ky qytet kjo komunën e jashtëzakonshme, e cila ka një shpirt të ndërmarrësisë të ecë më shpejtë përpara. Nuk është kjo Peja të cilën e duan qytetarët e Pejës, duan që të ketë më tepër investime. Duan që të ketë më tepër përkrahje për ndërmarrësit dhe të njëjtën kohë duan që Peja e tyre të jetë më e sigurt, më e zhvilluar dhe të jetë më afër qendrave më të zhvilluara, po flas edhe regjionale, jo vetëm për Prishtinën dhe Prizrenin. Kjo është ajo që kryetarja jonë do ta bëjë me komunën e Pejës, ka përkrahjen e plotë, ka një vizion shumë të qartë, është për rininë, është për gruan....Znj Sabiha e ka përgatitjen e vet profesionale dhe ka vendosmërinë që Peja qyteti i  bukur piktoresk i Kosovës, të jetë një qytet i zhvilluar, të jetë një qytet i cili ka perspektivë dhe mos të krijohen dilema në këtë qytet, i cili vërtetë i ka dhënë shumë Kosovës me ndërmarrës, por ka marrë shu më pak në pjesën e  zhvillimit dhe ka papunësi shumë të madhe. Në të njëjtën kohë nuk është ajo çfarë kanë pritur pejanët”, tha ai.

Ndërsa theksoi se të gjitha komunat që do të udhëhiqen nga PDK, do t’i përkrahin me bursa të plota të gjithë studentët që arrijnë notën mesatare mbi 8 e më lartë.

Veseli: Çdo student me notë mesatare 8, do të ketë bursë të plotë

“Çdo kryetar i komunës së PDK përveç prioriteteve komunale, në të njëjtën kohë çdo student që ka notën mesatare 8.0 do të jetë një bursë e plotë dhe në momentin kur të përfundojnë studimet një vit minimum praktikën, ta kryejnë përmes pagesës, dhe të njëjtën kohë të merren përgjegjësi për integrimin e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, kandidatja për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, theksoi se me ndihmën e lidershipit qendror të PDK-së, do të transformojë Pejën në një qytet të zhvilluar dhe me perspektivë të sigurt për qytetarët.

Shala: Ne do ta sjellim shpresën për qytetarët e Pejës

“Ne kemi marrë guximin e kësaj gare për të sjellë shpresën e qytetarit të Pejës. Është ardhur momenti i fundit kur një i ri i Pejës bredh rrugëve me diplomë në xhep që të rrijë në shtëpi, do të jemi ne ata që përmes qeverisjes sonë të pa korruptuar, të ndershme, transparente dhe duke dhënë llogari,  çdo i ri, çdo grua do të jetë i integruar në shoqërinë e Pejës, çdo i ri do të ketë mundësi të shkollohet, qoftë brenda apo jashtë do të ketë një vend punësim. Turizmi do të jetë ai që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Pejës. Ne do të investojmë në projekte, të cilat do të krijojnë qoftë kushte për të investuar nga donatorët e jashtëm, por edhe të brendshëm. Dhe çdo investim i joni do të jetë investim që do të kontribuojë në zhvillim ekonomik dhe do të gjenerojë vende të reja pune, duke krijuar një jetë dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët”, tha ai.

Përndryshe, Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të kenë një mëngjes pune me ndërmarrës, mjekë dhe profesionistë të tjerë të Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat