Shala: Me qeverisjen time Lugu i Baranit s’do të jetë më i harruar

Peja

Shala: Me qeverisjen time Lugu i Baranit s’do të jetë më i harruar

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:47
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës Sabiha Shala

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës Sabiha Shala, ka zhvilluar një takim me strukturat e PDK-së në Lugun e Baranit dhe banorë të kësaj ane.

Shala ka premtuar ndryshime pozitive me qeverisjen e saj, meqë sipas saj kjo pjesë e Pejës është lënë e harruar.

Postimi i Shalës:

Takova strukturat e PDK-së të Lugut të Baranit në Rashiq, nga kuptova se vërtetë Peja ka nevojë për ndryshimin që do e sjellë unë si kryetare e kësaj Komune.

Kjo pjesë e qytetit të Pejës, që është lënë dhe harruar nga qeverisjet komunale të deritanishme, që ndonëse premtuan shumë, ata nuk ofruan asgjë.

Këta banorë meritojnë më mirë, gjë të cilën do ta arrijnë gjatë qeverisjes time.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat