Sabiha Shala në fshatrat e Rugovës prezanton platformën “Peja qytet turistik”

Peja

Sabiha Shala në fshatrat e Rugovës prezanton platformën “Peja qytet turistik”

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 14:12
Sabiha Shala në fshatrat e Rugovës prezanton platformën “Peja qytet turistik”

Kandidatja për kryetare të Pejës nga PDK-së, Sabiha Shala në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka vazhduar fushatën derë në derë në fshatrat e Rugovës, ku ka takuar dhjetëra banorë, të cilëve ua ka prezantuar platformën qeverisëse “Peja qytet turistik”.

Shala prezantoi pikat kryesore nga programi i saj për turizmin duke i dhënë fokus kryesor shpalljes së fshatrave të Rugovës monument natyror, krijimit të fshatrave turistike, investimit në infrastrukturën turistike lokale, ngritjen e kapaciteteve të akomodimit për turistë.

Ajo po ashtu tha se do të krijohet edhe një qendër për promovimin e produkteve vendore për turistët, shtimi i shtigjeve të ecjes në zonat malore, lirimi i të gjitha kompanive hoteliere nga taksat komunale që promovojnë ushqimin tradicional dhe mbështetjen e krijimit të brendeve të produkteve që kultivohen në fshatrat e Rugovës.

Shala u premtoi banorëve se do të bëjë gjithçka që  zhvillimi i turizmit në qytetin e Pejës të ndodhë me hapa konkret, pasi që turizmi është një nga shtyllat kryesore për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Pejës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat