Sulmohen zyrat e LDK-së në Pejë

Peja

Sulmohen zyrat e LDK-së në Pejë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 17:46
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Pejë

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Pejë ka bërë të ditur se gjatë natës së mbrëmshme është sulmuar shtabi zgjedhor i LDK-së në Raushiq.

“Sdo mend, ky akt i keq ka ardh nga persona primitiv dhe të pa emancipuar politikisht të cilët nuk i njohin vlerat dhe rregullat e demokracisë”.

“Këtë akt e kanë bërë ata që tashmë e kanë nuhatur humbjen dhe nuk po mund të pajtohen”.

“Ne i ftojmë organet e rendit dhe të drejtësisë që të marrin masa për ndriçimin e këtij akti vandal”.

“Atyre që e kanë kryer këtë vepër të ulët ju bëjmë me dije se kështu na bëni edhe më të fortë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat