Fatmire Mulhaxha-Kollçaku: Bashkim Nurboja është njeriu më i denjë për ta qeverisur Pejën

Peja

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku: Bashkim Nurboja është njeriu më i denjë për ta qeverisur Pejën

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 17:50
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë gjatë tubimit zgjedhor në Pejë, se rritja e VV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, po i frikëson kundërshtarët politikë. Për këtë, ajo tha se ata bëjnë veprime qyqare, duke përmendur thyerjen e zyreve të këtij subjekti politik në Pejë gjatë natës së mbrëmshme.

“Përkundër sulmeve, ne jo vetëm se nuk do të ndalemi, por do të vazhdojmë edhe me bindshëm me mendje dhe zemër, të punojmë, të angazhohemi për ndryshim, për të mirë të jetës së qytetarëve dhe shtet-ndërtim. Sot, këtu, para jush, kërkojmë përkrahjen për Pejën, sepse fitorja në secilën komunë veç e veç, është një hap i madh drejt fitores së pergjthshme. Drejt synimit që ta qeverisim së bashku Kosovën”, tha Mulhaxha-Kollçaku gjatë këtij tubimi, e cila ftoi qytetarët e Pejës të votojnë kandidatin për kryetar të kësaj komune, Bashkim Nurbojnën, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga VV.

Për kandidatin Bashkim Nurboja, ajo ka thënë se ai është përfaqësuesi më i denjë për ta qeverisur Pejën, duke e quajtur njeri të ndershëm, punëtor dhe me përgatitje profesionale, dhe i cili ka vullnet që në mënyrë të pakompromisë ta luftojë krimin e korrupsioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat